Jennifer Garner dhe Ben Affleck , janë divorcuar këtë muaj dhe mesa duket kjo gjë ka përmirësuar gjendjen e tyre. Të mërkurën, aktorja e Peppermint dukej në gjendje mjaft të mirë, kur po shkonte për një seancë boksi në Los Anxhelos.
Fillimisht Ben i është nënshtruar një sesioni terapeutik, për shkak të nervozizmit, më herët, në verë ai ka qenë 40 ditë në një qendër rehabilitimi. Por, pak ditë më parë edhe ai është fotografuar duke dalë nga qendra e rehabilitimit, i qeshur dhe mjaft i qetë.
Kërkesa e tyre për divorc u paraqit në prill të 2017-ës, por ata janë ndarë nga njëri-tjetri që nga qershori i 2015-ës. Ata kishin filluar të takoheshin në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2005.
Burimi / www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.