Lifestyle

February 24, 2018 | 11:30

Jennifer Lopez për 10-vjetorin e binjakëve: “Ju ndryshuat përgjithmonë jetën time” (Video)

Ajo, 10 vjet më parë mirëpriti në këtë botë, bashkë me ish-burrin e saj Marc Anthony, binjakët e saj Max dhe Emme.

Ditën e enjte, Jennifer Lopez, ndau në Instagram një mesazh të ndier në kuadër të ditëlindjes së tyre të shënuar, duke shprehur se çifti i bukur  kishte ndryshuar përgjithmonë jetën e saj.

Këngëtarja fituese e shumë çmimeve  përmes një video ka treguar një film të shkurtër të jetës së saj me pasardhësit, që tregon dhe rritjen e tyre.

Duke kapur një sërë momentesh prekëse, videot përfshinin familjen e të treve duke shijuar plazhin, duke u përkëdhelur në një dhomë veshjesh dhe duke kaluar nëpër korridorin e një hoteli.

Ajo thotë: “Është e vështirë të kthej kokën mbrapa për faktit se ka 10 vjet që këto dy forca të natyrës erdhën në botën time dhe ndryshuan përgjithmonë jetën time…”

“Ju shëruat shpirtin tim dhe përtërisni ekzistencën time … më keni mësuar për dashurinë për jetën dhe veten time në një mënyrë që kurrë nuk e kam imagjinuar … dhe unë jam përgjithmonë në dashuri me ato fytyra të bukura …”

Ajo postoi një video për djalin e saj me fjalët: “Max ti je zemra ime, dashuria ime dhe drita ime … ti ndriçon çdo ditë për mua me dashamirësinë dhe kujdesin tënd, dashurinë dhe vetëdijen tënde …

‘Energjia jote është e pakrahasueshme, ndjenja jote e humorit i bën të gjithë ata që të rrethojnë të qeshur dhe më mahnit me aftësin tënde të të kuptuarit të njerëzve dhe botës… shpirti im i vjetër, djali im i bukur, Gëzuar 10-vjetorin.

‘E di që po rritesh, por gjithmonë do të jesh kokosi im i çmuar…’

Ajo i shkroi vajzës së saj: ‘Ti je shpirti im, fëmija im i brendshëm personifikon qenien më të lumtur dhe të ndjeshme njerëzore që kam takuar ndonjëherë…

“Unë adhuroj gjithçka tënden… shpirtin artistik, pavarësinë, fuqinë dhe shpirtin tënd të ndjeshëm… Gëzuar 10-vjetorin princesha ime…

“E di që po rritesh, por gjithmonë do të jesh kokosit im i çmuar…”

Aktualisht vendbanimi i saj është Las Vegas për turneun e saj elektronik “All I Have”, i cili do të përfundojë në shtator.

I dashuri i Jennifer, Alex Rodriguez u sigurua për gjithçka dhe qëndroi në rresht të parë, në performancën e të mërkurës, që u zhvillua brenda Teatrit Axis në Planet Hollywood.

Duke shfaqur besim për marrëdhënien e tyre, ish-basketbollisti profesionist nuk kishte asnjë problem të filmonte divën që kërcente si një balerinë.

http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5425803/Jennifer-Lopez-pays-tribute-twins-10th-birthday.html#v-9167224455608775978

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top