Në fokus

February 27, 2020 | 12:45

Jepini rëndësi prindërve. Duaje babanë dhe nënën sa janë gjallë, nuk do t’i keni përgjithmonë!

“Përshëndetje mami, babi, unë po mendoja për ty …”

U ndodh të gjithëve në jetë të ndalojnë dhe reflektojnë mbi marrëdhënien me nënën apo me babanë e tyre. Ndoshta pas një diskutimi ose thjesht sepse ne nuk jemi kujdesur për ta për një kohë, ndiejmë një ndjenjë faji ndaj tyre.

Prindërit tanë janë një vlerë e çmuar, por shpesh i harrojmë, i marrim si të mirëqenë: ata janë gjithmonë atje, nuk shkojnë askund.

1

E dimë që nuk është kështu! Një ditë nëna dhe babai do të na lënë dhe ne do ta kemi humbur përgjithmonë mundësinë t’i falënderojmë për gjithçka që ata na kanë dhënë.

Sigurisht, marrëdhënia me babanë, ndryshe nga nëna, ndryshon thellësisht gjatë gjithë jetës tuaj. Si fëmijë, mezi e presim atë, të gatshëm t’i hidhemi në sulm për një lojë të re, t’i tregojmë për aventurat tona. Ai është gjithçka.

Duaje babain tënd sot, sa është gjallë

Pastaj fillojmë e rritemi, bëjmë krahasime me të tjerët, por ai gjithmonë mbetet i pari. Kështu arrijmë në adoleshencë dhe gjithçka ndryshon. Marrëdhënia me babanë tonë ndryshon…

Fillojmë të vëmë në diskutim gjithçka që ai thotë, çdo këshillë që ai përpiqet të na japë. Tani është “modë e vjetër”, mendon si një plak se nuk kupton asgjë, ne nuk kemi nevojë të flasim me të!

2

Ngadalë-ngadalë, megjithatë, ne fillojmë të maturohemi, dhe kështu çdo herë e më pas fjalët, madje edhe qortimet e tij, na vijnë në mendje. Dhe përballë një zgjedhjeje, ndalemi të mendojmë se çfarë do të kishte bërë babai ynë në vendin tonë, por na mungon guximi ta kërkojmë.

Vjen edhe kjo, në pjekuri të plotë, kur rritemi për të vendosur vetë. Kështu që i kthehemi përsëri, mbështetemi te gjykimi i tij, i kërkojmë këshilla.

Por baballarët plaken me të vërtetë, jo siç e mendonim në adoleshencë. Babai ynë plaket në trup dhe mendje, dhe ndonjëherë është e vështirë të kujdesemi për të. Kështu e lëmë pas dore, e quajmë pak: gjithsesi ankohet aq shumë!

“Çfarë di për problemet tona?”

Parë nga jeta jonë, nuk e konsiderojmë kohën që kalon shpejt.

Kohën që herët a vonë do të na marrë edhe ne, kurrë nuk mendojmë për këtë eventualitet.

Kështu që, kur të ndodhë, kur babai largohet nga kjo jetë, mbetemi në ajër sepse e dimë se kemi humbur një pjesë tonën që nuk do të kthehet më.

Atëherë, do të donim të merrnim telefonin dhe të thoshim:

… “përshëndetje babi, jam unë, si thua, është më mirë kështu apo …”

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: alicanthe.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top