Aktualitet

December 3, 2022 | 18:46

Jeta mbi karrocë e Erblinit: “Kur mbarova gjimnazin krijova idenë se mund të punësohem diku por ishte shumë e vështirë”…

Jeta në një karrocë me rrota nuk ka qenë fare e lehtë për Erblinin. 29-vjeçari Erblin Karaj  i cili këtë vit ka nisur universitetin, tregon në një intervistë për abcnews se  ka zgjedhur një shkollë private për të vazhduar studimet e tij, për shkak se universitetet publike nuk mund t’i ofronin kushtet e nevojshme për të.

 “Unë ndjek vitin e parë të shkollës së lartë për informatikë. Kur mbarova gjimnazin krijova idenë se mund të punoësohem diku por ishte shumë e vështirë. Prandaj fillova shkollën e lartë.“, tha ai.

I riu thotë se mungesa e infrastrukturës në institucione dhe e aksesit në transportin publik, janë vështirësitë më të mëdha. Në një ditë me shi ai thuajse e ka të pamundur të dalë nga shtëpia, pasi karroca që përdorë është elektrike.

“Kur dal nga banesa është një motor me bateri që përdor, që shkoj në shkollë sepse me autobus e kam të pamundur. Gjatë kohës me shi e kam të pamundur sepse normalisht po të rrish me një çadër do të lagesh.”, shtoi ai.

Sociologia Marsida Simo thotë se arsimimi dhe punësimi janë problematikat kryesore për kategorinë e personave me aftësi ndryshe.

“Mësimi bëhet i vështirë për personat me aftësi ndryshe sepse gjenezë kur këta persona kanë lindur të tillë, që në shkollën e tyre dhe me marrjen e këtyre aftësive që iu duhen atyre për tregun e punës. Tregu i punës përthithi këdo që është i aftë por mungon pjesa e infrastrukturës dhe aksesit. Pra, punësimi është një punë shumë herë më e gjerë që duhet menduar për arsimin“, tha sociologia.

Sot është dita e personave me aftësi ndryshe dhe sipas OBSH mbi 1 miliard njerëz në të gjithë planetin janë të prekur nga aftësitë e kufizuara, që është rreth 15 për qind e popullsisë së botës.

 

 

 

Burimi/abcnews.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top