Marrëdhënie

November 16, 2019 | 8:17

Jeta në çift me një partner pesimist

Idetë dhe mendimet e errëta janë të pashëndetshme. Të kuptosh motivacionet e një partneri pesimist dhe të përpiqesh të analizosh ndjenjat e tij është si të fillosh të vetëmbrohesh.

“Kur ju ndjeni se partneri po jua çon jetën dëm” Ju i propozoni atij të dilni së bashku. Reagimi i tij i parë është: “Nuk besoj…”, pa u përpjekur të bëjë ndonjë ndryshim me planet që ai kish vendosur më parë. Përgjigjja e tij rraskapitëse “JO”, gjatë gjithë kohës, është e lodhshme dhe e mërzitshme dhe ju filloni të ndjeni se kjo jetë po ju merr frymën.

A023_C008_01061NNë një situatë të tillë ndodh që nëse keni pasur në plan të realizoni një projekt të rëndësishëm së bashku (siç është blerja e një apartamenti), ju nuk morët një vendim të menjëhershëm, sepse kishit nevojë për të reflektuar. Nëse apartamenti që ju pëlqyet nuk është më në shitje, partneri juaj pesimist është shumë i zhgënjyer. “Ta kisha thënë, isha i sigurt”, – shprehet ai, me një buzëqeshje të ngrirë ironike, që të jep përshtypjen se faji është i yti. Doza e irritimit është e pranishme në situata të tilla të mërzitshme dhe ndjenja e shpresës sa vjen e zbehet…

Të përpiqesh të mirëkuptosh

Në fakt, pesimisti arsyeton në kahun e kundërt: Për të, sukseset dhe arritjet janë aksidentale dhe të pamerituara. Ai i përvetëson dështimet si të ishin pjesë normale të jetës dhe të vetes. Pesimizmi nuk është asgjë tjetër përveçse një formë ankthi e transformuar në sistemin tonë të të menduarit. Ashtu siç e thotë edhe psikiatri Alain Braconnier: “I trishtuar në mendime dhe fatkeq në veprime, pesimisti nuk gjen paqe as duke u mbyllur në një vetëgjyqësi të paepur dhe as duke bërë përpjekje t’u besojë pasioneve vetjake dhe të tjerëve”.

Të dish të reagosh

Mos u dorëzoni. Partneri juaj, duke menduar se është plotësisht i kthjellët, kritikon tendencën tuaj “naive” që nuk jeni në gjendje ta shikoni ndonjëherë jetën edhe gri. Ju e dini që ai gabon. Kujtojini partnerit sa herë ai përdor fjalët të tipit: “Mbaje mend se do të dalësh keq, ke për të humbur, ki kujdes!… Fatmirësisht me kalimin e viteve vjen një moment që të afërmit e pesimistëve nuk i marrin në konsideratë parashikimet e tyre katastrofike. Nxiteni partnerin tuaj të gjejë zgjidhje Inkurajojeni të përdorë edhe instinktet e tij natyrale, duke i marrë në konsideratë ato sa më shpesh të jetë e mundur, në vend që të listojë ditë pas dite vështirësitë e jetës. Kërkojini shpjegime. Nëse ai beson se dështimet zbulojnë personalitetin e tij të vërtetë, është e mundur që ai të dyshojë tek vetja. Ai mund të jetë përballur në të kaluarën e tij me eksperienca ndarjeje, braktisje, të cilat sot e bëjnë të dyshojë të jetë i vlerësuar dhe i dashur nga mjedisi i jashtëm. Vizioni negativ për botën e ka një shkak. Ju mund ta zbuloni atë duke biseduar së bashku.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top