Në fokus

January 9, 2016 | 8:30

Jeta online & offline…

1Nga: Sonila Gruda

Psikologe Zhvillimi

“Rrjeti është duke u kthyer në një autostradë egoje. Është një treg dhe ai tashmë: poshtërimi është një industri, klikimet rriten dhe me to edhe përfitimet. Është e mundur të reagohet, duke u fokusuar në komentet pozitive, duke i denoncuar publikisht agresorët”.

(Monica Lewinsky)

Interneti u ka dhënë të gjithëve mundësi të reja për të marrë informacion, por tani që u bënë rreth dy dekada nga lindja dhe përhapja e tij në masë, është evidentuar gjithashtu edhe rreziku, sidomos tek të rinjtë, i cili shpesh neglizhohet. Nuk ekzistojnë akoma masa të plota parandalimi, pasi shpesh vetë institucionet i marrin si kontraste mes adoleshentëve. Fatkeqësisht, prindërit dhe mësuesit hasin vështirësi të ecin në të njëjtin hap me ndryshimet teknologjike, ku të rinjtë ndihen rehat, duke gjetur prehje. Në komunikimin online ekziston një zonë ku prindërit dhe mësuesit nuk mund të jenë pjesëmarrës, gjë e cila mund të ketë pasoja në jetën reale të adoleshentëve. Pa nënvlerësuar anët pozitive të shpërndarjes së njohurive dhe të marrjes së informacioneve me anën e internetit, është e nevojshme që gjithashtu të njihen dhe rreziqet e kësaj bote, një botë virtuale e pasur me stimuj, por edhe me rreziqe. Termi Cyberbullizëm (cyberbulling) përfshin aktet e kryera në mënyrë sistematike dhe përsëritëse me anën e mjeteve elektronike si chat-i, blog-et, faqet web, mesazhet e menjëhershme. Abuzimet bëhen me anën e çdo mjeti të aftë për të naviguar në rrjet, ku kryesisht në ditët e sotme celulari është më i preferuari, pasi është i shpejtë dhe e kemi pothuajse të gjithë. Në cyberbullizëm dhunuesi dhe viktima nuk janë përballë njëri-tjetrit fizikisht. Autori mund të shpërndajë shpejt dhe me lehtësi tekste ofenduese, zëra, imazhe apo filmime poshtëruese në rrjet, ose të kërcënojë se do ta bëjë këtë, pa pasur nevojë të përballet direkt me reagimin e viktimës ndaj veprimit të tij. Është një fenomen shumë i rëndë, pasi, brenda pak kohe, viktima mund të shohë se si i dëmtohet reputacioni brenda një komuniteti shumë të madh, për shkak se përmbajtja e botuar mund të shfaqet në faqe dhe linja të ndryshme të rrjetit.

LLojet e ndryshme të cyberbuLLying

FlaminG: Mesazhe online të dhunshme dhe vulgare, që kanë si qëllim krijimin e debateve verbale në një forum.

Cyber-sTalkinG: ngacmime dhe shpifje të bëra në mënyrë të përsëritur, si përndjekje dhe kërcënim, që kanë si qëllim rrënjosjen e frikës. nGaCmimi: dërgimi i mesazheve fyese që kanë si qëllim të lëndojnë dikë.

shpifja rreth dikujt për të dëmtuar reputacionin e tij me anën e e-mail-ve, mesazheve të menjëhershme etj. Zëvendësim personi: të hiqesh si një tjetër njeri për të dërguar mesazhe dhe për të botuar tekste të pakëndshme.

shpallje, kallëZim: publikim informacionesh private dhe/ ose të turpshme ndaj një personi tjetër.

mashTrimi: fitimi i besimit të dikujt me mashtrim për të publikuar dhe bashkëndarë më pas informacionet me të tjerët nëpërmjet rrjeteve elektronike. përjashTimi: përjashtim i një personi qëllimisht nga një grup online për ta lënduar atë.

Në hapësirën virtuale cyberbullisti vesh një maskë që vepron si filtër. Në atë botë, çdo gjë është e lejuar, ku shfaqen sjellje disinhibizmi dhe agresive. Është e rëndësishme të theksohet se jo vetëm që dhunuesi ka përshtypjen se është i padukshëm, por edhe viktima i duket e tillë. Nëse nga njëra anë dhunuesit i duket vetja i padukshëm, dhe për këtë arsye i padënueshëm dhe i pazbulueshëm, nga ana tjetër, viktima i duket jo si një person real, por si një entitet pa emocione apo ndjenja. Hulumtimet e psikologjisë sociale kanë vendosur se “distanca sociale” mund të jetë shkaku i sjelljeve dhunuese dhe të tmerrshme. “Distanca sociale” në shkëmbimet komunikative të bëra përmes kompjuterëve amplifikohet. Në fakt, nuk janë të pranishme pantomimika, mimika, tingëllimi i zërit dhe të gjitha aspektet e tjera të

komunikimit, që janë të pranishme në botën reale. Ndaj rrjedhimisht agresori nuk arrin të kuptojë se dhimbja, zhgënjimi, poshtërimi që ka shkaktuar kundrejt viktimës, janë të gjitha ndjenja reale.

Masat parandaluese që duhet të ndërmerren për të kufizuar cyberbullizmin janë:

  • Mosndarja e informacioneve, fotove që mund të jenë objekt shantazhi, nëse njihen nga të tjerët.
  • Përpiquni t’i vlerësoni njerëzit para se t’u besoni. Shumica e cyberbullistëve i shfrytëzojnë kundër jush konfidencat e dhëna, duke ju dhënë pak informata rreth vetes dhe përdorur identitete të rreme.
  • Mos përdorni tone fyese dhe të ndryshme nga ajo që përdorni në jetën reale.
  • Mos shpërndani fotografitë e të tjerëve pa lejen e tyre.
  • Mos kini frikë t’u kërkoni ndihmë mësuesve dhe prindërve, nëse nuk dini se si ta administroni një situatë të tillë.
  • Mos iu përgjigjuni komenteve negative, injorojini. Mos u bëni të varur ndaj kësaj hapësire dhe nga përgjigjet e shpejta.
  • Nëse është e nevojshme, bllokoni përdoruesit që ju shqetësojnë, bëjuni raport.
  • Mos jepni informacione personale që ju bëjnë një pre të lehtë për t’u gjetur.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top