Studim

April 21, 2018 | 12:55

Jeta sedentare dëmton kujtesën

Përveç dëmeve në organizëm, si sëmundjet kardiake, diabet e deri te vdekja e parakohshme, një jetë sedentare bën keq edhe për trurin. Më konkretisht, kujtesën. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Angelos, botuar në “Plos one”.

Ata kanë marrë në shqyrtim 35 persona të moshave midis 45 dhe 75 vjeç, të cilët janë pyetur lidhur me aktivitetin fizik dhe orët e qëndrimit ulur. Më pas, ata i janë nënshtruar rezonancës magnetike, e cila ka dhënë një ekzaminim të hollësishëm për zonën e trurit që përfshin formimin e kujtimeve të reja. Nga ajo vërtetoi hipotezën e lartpërmendur. Dhe, lajmi i keq është se aktiviteti fizik është i pamjaftueshëm për të kompensuar qëndrimin ulur për kohë të tëra.

Tashmë, studiuesit do të monitorojnë një grup njerëzish për një kohë të gjatë për të kuptuar edhe rolin që mund të ketë gjinia, raca apo pesha në shëndetin e trurit. Hollimi i lobit mesor në tru është një shenjë paralajmëruese e rënies së fuqisë njohëse dhe demencës për personat në moshë të mesme dhe të moshuarit.

Burimi | Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top