Në fokus

May 14, 2019 | 9:25

Jeta sedentare: një vrasëse e nënvlerësuar

Një mënyrë jetese e ulur në Itali vret 88.200 njerëz çdo vit. Një numër i rëndësishëm, që përfaqëson 14.6% të të gjitha vdekjeve.

Këto janë numrat alarmues të Raportit Istisan “Lëvizja, sportet dhe shëndeti: rëndësia e politikave për të promovuar aktivitetin fizik dhe ndikimin në komunitet”, të kryera nga Instituti Superior i Shëndetësisë (ISS), Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI).

Studimi i cili është botuar kohët e fundit në revistën ‘Jama’, ka dalë në përfundimin se, pavarësia kardiologjike është një tregues i modifikueshëm i vdekshmërisë afatgjatë dhe profesionistët e shëndetësisë duhet të inkurajojnë pacientët që të arrijnë dhe mbajnë nivele të larta fitnesi.

Çfarë thonë udhëzimet:

Ekspertët këshillojnë arritjen e qëllimit prej 60 minutash në ditë ose 150 minuta në javë, duke e ndarë aktivitetin në seanca më të shkurtra gjatë ditës. Për shembull, për të arritur qëllimin e 60 minutave të aktivitetit fizik ditor, fëmijët mund të ndajnë në dy periudha prej 30 minutash në dy kohë të ndryshme të ditës. Po ashtu edhe të rriturit mund të arrijnë qëllimin e 150 minutave në javë duke praktikuar 30 minuta aktivitet fizik pesë herë në javë.

 

 

Burimi / benessere-sport.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top