Njerëzit dembelë që bëjnë jetë sedentare kanë rrezik më të madh (14% më shumë) që të vuajnë nga dhimbja ekokës, si dhe shqetësime të tjera, si problemet kardiovaskulare.
Ky është përfundimi i një studimi të qendrës cefalore në Goteborg në Zvicër të bërë me mbi 68 mijë persona. Ai është botuar në revistën “Cephalagia”. Nuk janë të qarta motivet e kësaj lidhjeje, por sipas sugjerimeve të studiuesve, sporti dhe lëvizja duhen konsideruar si një antidotë kundër shumë llojeve të cefalisë. Në këtë studim bën përjashtim migrena, e cila mund të përkeqësohet nga aktiviteti i tepërt fizik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.