Lifestyle

May 3, 2017 | 11:50

Jeta sociale (prej luksi) e Caterine Zeta Jones

Aktorja 47-vjeçare, fituese e çmimit “Oscar” Caterine Zeta Jones është shumë aktive në rrjetin social Instagram. Ajo çdo ditë tërheq vëmendjen e 694 mijë ndjekësve me imazhet e pesë shtëpive të saj, orenditë, udhëtimet apo stilin e saj të sofistikuar.

catherine-zeta-jones-1-540x700

Bashkëshorte e aktorit Michael Douglas, 72 vjeç, Caterine nuk e ka aspak problem të ndajë me të gjithë jetën luksoze.

Çdo ditë mrekullon fansat me imazhe të reja të pesë shtëpive (dy në Nju Jork, një në Kanada, një në Palma de Majorca dhe Bermuda dhe nuk ne kursen aspak krenarinë teksa luan golf  apo përgatitet për një fluturim në klasin e parë (ose në avionë privat).

Scary ride!

A post shared by Catherine Zeta-Jones (@catherinezetajones) on

Ajo publikon foto të pianos që kushton 30 mijë euoro, kremin për kujdesin ndaj pamjes që kushton 400 €… Nuk e ka aspak problem ta bëjë këtë gjë. Thjesht, aktorja, e cila është nënë e dy fëmijëve të moshës 16 dhe 13 vjeç, tregon se jeta e saj nuk është e zakonshme. Dhe fansat e duan atë. Ajo mbetet një yll.

2

Më parë Caterine ka thënë se një milion euro nuk janë asgjë për të dhe bashkëshortin Douglas, pasi të dy kanë trashëguar pasuri, respektivisht Caterine 44 milionë euro, dhe bashkëshorti 155.

Megjithatë, e gjithë pasuria nuk ua ka kursyer dhimbjen: për vite me rradhë aktorja ka luftuar me depresionin bipolar, ndërsa aktori u përball me kancer në fyt. Gjatë këtyre përvojave të vështira jetësore, çifti ishte në prag të divorcit, që dukej i pashmangshëm.

“Të dy u përpoqëm shumë. Ishim me fat dhe kemi kuptuar se donim që gjërat të funksiononin. Sfidat e këtij lloji e bëjnë një marrëdhënie më të fortë se kurrë”,  është shprehur Douglas, i cili shton se, “se të qenit gjallë pas katër betejave me sëmundjen më bëri ta vlerësoj jetën dhe ta jetoj  krejt ndryshe”.

Kohët e fundit, pas viteve shkëputje ai është kthyer në TV me serinë antologjike Feud.

A weeping willow.

A post shared by Catherine Zeta-Jones (@catherinezetajones) on

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top