Lifestyle

February 22, 2017 | 13:53

Jetëgjatësia parashikohet të tejkalojë 90 vite në dekadat e ardhshme

Në shumë shtete në botës është parashikuar se do të zgjatet jetëgjatësia mesatare e personave që do të lindin pas vitit 2030. Studimi i publikuar në revistën mjekësore Lancet tregon një rritje të ndjeshme në jetëgjatësisë në shumicën e 35 shteteve që kanë qenë pjesë e studimit.

1

Studimi tregon rritje të konsiderueshme në jetëgjatësi në Korenë e Jugut. Femrat e lindura në Korenë e Jugut në vitin 2030 parashikohet të kenë një jetëgjatësi prej 90 vitesh.

Sipas hulumtimit, shtetet në të cilat pritet që të ketë jetëgjatësi mesatare më të ulët tek femrat është Maqedonia me 78 vite, ndërsa tek meshkujt Serbia me 73 vite.

Në këtë hulumtim është vënë re se jetëgjatësia e femrave do të vazhdojë të jetë më e gjatë se ajo e meshkujve.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top