Këshilla & Arsye

January 23, 2017 | 13:54

Jetesa pranë zonave me trafik ndikon në shëndetin tuaj mendor

Ne shpesh ankohemi për mënyrën sesi trafiku dhe ndotja në qytetet tona mund të ndikojnë shëndetin mendor. Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Shkencave Klinike  në Kanada kanë publikuar një studim, ku tregohet se jetesa pranë zonave ku ka trafik të dendur, mund të sjellë dëme të mëdha në trurin tuaj.

1

Në bazë të studimit, personat që kanë jetuar pranë zonave me trafik të dendur, janë të predispozuar të kenë probleme me neuronet e trurit dhe të shfaqin një prirje çrregullimi mendor, që shfaqet si dëmtim i pakthyeshëm i qelizave të trurit. 1 në 10 raste të këtyre çrregullimeve të trurit shkaktohet nga ekspozimi dhe jetesa e vazhdueshme në zona me trafik të dendur. Jetesa pranë zonave të tilla sjell edhe probleme të tjera me shëndetin, pasi edhe niveli i smogut është më i lartë dhe zhurmat janë më të ndjeshme për veshin e njeriut.

Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme që ndotësit e ajrit mund të ndikojnë qarkullimin e gjakut dhe të çojnë në inflamacion, i cili është i lidhur me sëmundje kardiovaskulare dhe diabet. Ky studim sugjeron se ndotësit e ajrit  mund të kalojnë në tru përmes qarkullimit të gjakut, që mund të çojnë në probleme neurologjike.

Në studim u përfshirë 6.6 milionë banorë të Ontarios të grupmoshës nga 20 në 85 vjeç.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top