Këshilla & Arsye

July 17, 2017 | 9:18

Jeto për sot

1

Mënyra më efikase për të pasur një jetë të qetë, që shqetësimet të kenë ndikim minimal në jetën tonë, po jua këshillojmë përmes rreshtave të mëposhtëm.

untitled1. Çdo ditë është një jetë e re. Harrojini të gjitha shqetësimet, streset që keni pasur gjatë ditës, muaj apo vite më parë. Sot është një faqe plotësisht e bardhë për t’u shkruar nga ju. Shkruajeni diku që ta lexoni çdo ditë duke nisur me: Sot është një jetë e re!

2. Çdokush mund ta bëjë punën e tij, sado e rëndë qoftë për një ditë. Çdokush mund të jetojë këndshëm, me durim, me dashuri, në mënyrë të pastër, deri në perëndim të diellit. Në të vërtetë, kjo është gjithë domethënia e jetës.

3. Duhet të mendojmë arsyeshëm. Të menduarit arsyeshëm merret me shkaqet dhe efektet. Në këtë mënyrë çon në një planifikim logjik dhe konstruktiv. Të menduarit e paarsyeshëm çon në tension dhe shkatërrim nervash.

4. Mos harroni: mënyra më e mirë për t’u përgatitur për të nesërmen është të përqendroheni me gjithë inteligjencën dhe entuziazmin tonë, në punën e sotme,
duke e bërë shkëlqyeshëm atë.

5. Detyra jonë nuk është që të shohim atë që na shfaqet turbull në largësi, por të bëjmë atë që na duket qartë nga afër.

6. Ne jemi projektuar ashtu si ora e rërës, që çdo grimcë rëre kalon një e nga një, se ndryshe do të deformohej, ashtu dhe ne do ta bëjmë çdo detyrë një e nga e një, atëherë mund të bëjmë mrekulli, ndryshe do të shkatërroheshim.

7. Duhet të tregojmë interes për të jetuarin. Ne ëndërrojmë për parajsën, hotelet e shtrenjta, spa. Harrojmë t’i gëzohemi një trëndafili të sapoçelur, buzëqeshjes së një fëmije, rehatisë së krevatit, përqafimit të të dashurve tanë, bukurisë së qiellit, zhurmës së detit. Gjithmonë mendojmë se do të jemi të lumtur, por kjo gjë do të jetë në të ardhmen, ne kemi vetëm një të shkuar dhe një të ardhme. Ai është momenti që po jeton tani.

8. Të tregohemi të kujdesshëm dhe t’i përzgjedhim mendimet tona, në mënyrë që të mos konstatojmë në fund që jeta jonë qe mbushur me fatkeqësi që nuk ndodhën asnjëherë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top