Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 9:01

Jo gjithmonë pas skuqjeve dhe irritimit të gjoksit fshihen shenja të kancerit. Ja se çfarë ka realisht…

Jo të gjitha shenjat apo ndryshimet në strukturën e gjirit, paralajmërojnë një problem serioz! 

Shpesh abuzohet me të “ashtuquajturat shenja paralajmëruese” duke bërë femrat të mendojnë se irritimi më i vogël apo skuqja e gjirit mund të jetë simptomë e kancerit të gjirit.

Mund të ndodhë për shumë arsye që lëkura rreth gjirit t’ju kruhet, të ndryshojë ngjyrë, por ju duhet të jeni të afta të “vetë-diagnostikoni” problemet duke diferencuar të paktën shenjat e hershme. 

Ngacmuesit e jashtëm 

Kruajtja e lëkurës nuk është shenjë e një problemi të rrezikshëm sepse kjo gjë mund të shkaktohet nga irritues të jashtëm si reçipetat (këto të fundit nuk duhen veshur 3 herë radhazi).

Ndonjëherë sapunët, kremrat mund të shkaktojnë gjithashtu irritim të lëkurës. Kur reçipetat sportive për shembull bëhen me djersë dhe përthithin shumë lagështi duke acaruar lëkurën. 

Probleme të lëkurës si ekzema ose psoriasis mund të prekin gjithashtu zonën e gjinjve, por duhet të dini se kjo nuk lidhet me anatominë e gjinjve, ndaj nuk ka sesi ky problem të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin tuaj. 

Infeksionet maja

A e dini se infeksionet maja nuk prekin vetëm zonën gjenitale, por edhe pjesë të tjera të trupit si gjinjtë?

Dr Rebecca Brightman, një gjinekologe me bazë në New York City, tha se infeksionet maja mund të shfaqen edhe tek gjinjtë, edhe pse kjo është më së shpeshti tek gratë që ushqejnë me gji. 

Shumë rrallë shenjë e kancerit të gjirit

Dr Therese Bevers thotë se kruajtja jo vetëm që është një simptomë e rrallë e kancerit, por dhe një forme shumë të rrallë të kësaj sëmundjeje si : kancer inflamator të gjirit. Dhe në këto raste, kruajtja nuk është e vetmja simptomë.

Burimi / http://www.gazetamonitor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top