Editorial

February 22, 2018 | 12:22

Jo gjithmonë shkon siç duhet! Ushtrimet në palestër për pak e lanë të paralizuar

Një e apasionuar pas palestrës u paralizua përkohësisht nga qafa e poshtë pas një aksidenti në ambientet e mbyllura.

Marcelle Mancuso, një 23-vjeçare nga Brazili, po bënte një ulje të përmbysur në palestrën e saj në Rio, kur rripi që mbante këmbët e saj mbi stolin e ngritur u lirua dhe ajo rrëshqiti e ra me kokë mbi dysheme.

Një rrotullim i përmbysur përfshin kryerjen e një përplasje abdominale në një stol të palestrës që ngrihet në një fund.

Kam humbur të gjitha lëvizjet nga qafa e poshtë kur godita kokën në dysheme,” tha ajo. “Unë mund të lëvizja sytë. Duhej të qëndroja e qetë dhe fillova të lutesha“, kujton ajo.

Gjatë incidentit ajo theu pesë rrathë të shtyllës kurrizore, në pjesën e qafës dhe për të rikuperuar dëmin mjekët duhet të vendosnin një pllakë metalike të mbërthyer me vida në kurrizin e saj. Mjekët e paralajmëruan se ajo mund të mbetej e paralizuar.

Mjekët nuk e dinin nëse do të ecja përsëri ose nëse do të qëndroja përgjithmonë në shtrat“, tha Marcelle. “Kisha frikë, por besimi im doli më i fortë dhe falënderoj Zotin që jam gjallë“.

U deshën tre muaj pas operacionit për Marcelle për të hedhur hapat e saj të parë vetë. “Pas gjashtë muajsh arrita të ecja“, tha ajo.

Ajo është rikthyer në palestër dhe tha se është më aktive se kurrë.

Ndonjëherë ndiej sikur ishte një makth nga i cili jam zgjuar“, tha ajo.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.msn.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top