Këshilla & Arsye

January 10, 2017 | 8:17

Jo më implante dentare, rritini dhëmbët vetëm për 9 javë

Studiuesi Dr. Jeremy Mao i Universitetit ‘Columbia’ ka zhvilluar një teknikë të re për të mbushur dhembët e dëmtuar. Qasja e Dr.Maos synon të jetë me kosto më efektive, sesa kostoja aktuale e implanteve dentare.

2Dr. Mao ndërtoi një mbajtëse për dhëmbët, që përmban qelizat embrionale, duke ndihmuar rigjenerimin e dhëmbëve, vetëm me ADN e tyre. Me teknologjinë moderne, dhëmbët mund të rriten vetëm për nëntë javë. Kjo është periudha kohore e nevojshme dhe pajisja duhet të vendoset dhe të pranohet nga trupi. Dr. Mao thotë se dhëmbi zëvendësohet me qeliza staminale prej trupit tonë dhe bashkohet me indet përreth. Ky proces përshpejton rigjenerimin dhe ofron shërim të shpejtë.

Megjithatë, kjo procedurë nuk është ende në dispozicion kudo në botë. Studiuesit vijojnë hulumtimet dhe kanë nevojë për miratimin nga autoritetet mjekësore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top