Lifestyle

January 26, 2017 | 11:11

Jo vetëm “shejtanin”, femra fut edhe veten në shishe

22-vjeçarja sfidon fizikën, fut veten në shishe çdo natë.

Odeka, një akrobate nga Mongolia, e cila është stërvitur prej vitesh për t’u futur në hapësira shumë të ngushta, po habit Mbretërinë e Bashkuar me performancën e saj. Odka ishte vetëm 11 vjeç kur ajo vendosi që  donte të hynte në vende të pamundshme për të jetuar.

“Kur isha 11 vjeç nisa të stërvitesha për t’u futur në vende shumë, shumë të ngushta. Stërvitesha çdo ditë pas shkolle. Vetëm të dielën e bëja pushim”, tregon Odeka për “Daily Record”.

Halla e saj e inkurajoi gjatë gjithë rrugëtimit. E gjithë kjo kërkon fleksibilitet, kombinuar me muskujt elastikë të një atleti, plus durim.

“Në fillim ishte pak e vështirë. Tani gjithçka është në rregull. Unë gëzohem që shkoj në qytete të ndryshme, më pëlqen puna ime”, thotë ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top