Në fokus

June 7, 2019 | 9:00

Jo vetëm të rriturit, por dhe fëmijët vuajnë nga migrena. Ja simptomat e saj…

Migrena është një sëmundje kronike, një dhembje koke e cila prek një numër të madh njerëzish. Por nga migrena nuk vuajnë vetëm të rriturit por edhe fëmijët dhe adoleshentët, të cilët paguajnë një çmim më të lartë.

Fëmijët që vuajnë nga migrena nuk arrijnë të mësojnë në shkollë, të merren aktivitete me të tjera, shqetësohen nga drita dhe zhurmat. Ndërsa kur një adoleshentë preket nga migrena mbyllet në shtëpi e nuk dëshiron të dalë. Mjekët shprehen se migrena tek fëmijët nënvlerësohet  dhe shpesh diagnoza përcaktohet më vonë.

Sipas ekspertëve  migrena mund të nis edhe tek fëmijët dy vjeçar e cila nis të bëhet më problematike në moshën 4-5 vjeçare.  Rreth 10% e fëmijëve në moshë shkollore vuajnë nga migrena. Shpesh simptomat  tek fëmijët ngatërrohen me probleme të tjera, një dhembje koke  që vjen nga sytë apo shqetësime gastrointestinale pa arritur në përfundimin se edhe të vegjlit mund të vuajnë nga migrena.

Sa i përket adoleshentëve shqetësimet rriten duke nisur nga periudha e pubertetit dhe preken më shumë vajzat të cilat përballen me migrenën edhe në moshë më të hershme, pasi nga migrena vuajnë më shumë gratë sesa burrat.

Por si mund ta përballojnë të rinjtë  dhe fëmijët migrenën?

Sipas mjekëve mund të përdoren ilaçe të lehta të rekomanduara nga specialistët. Edhe në profilaksinë, që është për të zvogëluar frekuencën e episodeve të migrenës, për fëmijët dhe adoleshentët mund të përdoren të njëjtat medikamente antagonistët e kalciumit, ilaçet kundër depresionit triciklik, madje edhe antiepileptikët. Megjithatë priten të ndërmerren të tjera studime për të ndihmuar moshat pediatrike.

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton migrenën tek fëmijët por mund të jetë një kombinim i faktorëve gjenetik dhe mjedisor. Një fëmijë që ka një prind me migrenë ka një shans 50% të trashëgimit të saj dhe nëse të dy prindërit kanë migrenë, shanset rriten në 75%.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top