Mirëqenie

November 9, 2019 | 8:29

Jodie Foster: “Paratë nuk sjellin lumturi, por…”

Aktorja përfaqëson në festivalin e Kanës filmin e saj më të fundit me regji të George Clooney dhe Julia Roberts, “Money Monster” një reflektim mbi fuqinë e medias dhe parasë. E pyetur për marrëdhënien e saj me paranë, ajo rrëfen: “Kam nisur të punoj që në moshën 3-vjeçare, frikësohesha të mbetesha e papunë”.

New York Times është një domosdoshmëri në mëngjesin e dielës për Jodie Foster, bashkëshortin e saj Charles dhe Kit, dy djemtë e tyre të moshës 18 dhe 15 vjet. Mes një panineje e një kapuçinoje, ata shfletojnë bashkërisht faqet e rubrikës The Ethicist, aty ku filozofi dhe historiani anglo-afrikan Kwame Anthony Appiah (profesor i filozofisë i Foster në Yale), stimuluar nga një lexues, trajton një temë, duke e shqyrtuar atë nga këndvështrime të kundërta. Pas leximit, mami Jodie kërkon nga fëmijët të shprehin mendimin e tyre, dhe i mbështet ata me argumente të vlefshme. “Çdo problem shqyrtohet nga këndvështrime të ndryshme, për të theksuar shpirtin tonë kritik”, shprehet aktorja, regjisorja dhe producentja 54-vjeçare, dy herë fituese Oscar. Ushtrimin kritik Jodie e përdor edhe në filmat që ajo ka realizuar si regjisore. Në “Money Monster” (me George Clooney dhe Julia Roberts, i cili do të shfaqet në SHBA më 13 maj dhe do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë) ka një simbolikë. Ai tregon për një drejtues televiziv, ekspert në ekonomi dhe një spektator që e ndalon, pasi ka ndjekur këshillat e tij dhe ka humbur çdo gjë.

INTERVISTA

“Money Monster” flet edhe për financat: cili është raporti juaj me paranë?

Paraja është veç një ide në film, një lloj fantazme gjithnjë e pranishme, që ushqen vlera të caktuara. “Jam dikush, sepse unë kam shumë para, një burrë të rëndësishëm por jam edhe e famshme”. Por në rininë time, kam qenë gjithmonë e shqetësuar rreth kësaj ideje. Më shqetësonte mendimi se do të humbisja punën apo nuk do të isha në gjendje të mbështetja familjen time. Ndoshta e ekzagjeroja, por ndjeja një përgjegjësi të madhe. Ndaj dhe kam qenë një studente model dhe punoja seriozisht.

Po sot?

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak më interesojnë paratë.

Për çfarë ju pëlqen të shpenzoni?

Nuk më pëlqen të koleksionoj asgjë. Shpenzoj me dëshirë për ushqime dhe më pëlqejnë gjërat e bukura, mbi të gjitha fletët e buta, që më bëjnë të ndjehem mirë. Sa më shumë plakem, aq më shumë ndjej nevojën të çlirohem nga gjërat e padobishme.

Si ia keni dalë të tregoheni kaq e vëmendshme dhe të ruani ekuilibrin?

Të jesh i pajisur është një dhuratë, por duhet të mësosh si një robot për t’i mbyllur disa kanale komunikimi, për të ndaluar lëvizjet që ju godasin gjatë të gjithë kohës.

Tashmë që i keni kaluar të 50-at, keni një familje të bukur, a ndiheni më e qetë?

Më e qetë. Vitet e fundit më ka shërbyer shumë rileximi i vetes dhe analizimi i dështimeve të mia, gabimeve por edhe çmendurisë në momente të caktuara.

Jeni më e lumtur?

Jam e kënaqur që nuk jam më ai person që kam qenë, dhe që kam pranuar shumë nga të metat e mia në marrëdhënie me të tjerët. Një shembull: disa javë më parë është zhdukur një person të cilin e kisha shumë të afërt. Tani kur e mendoj pse nuk mora pjesë në funeral, pse nuk i dërgova një shënim, pse nuk e vizitova më herët, pyes veten se çfarë dreqin kam pasur në kokën time. Nëpërmjet zbulimeve të vogla si kjo, e kupton më mirë veten.

Money-Monster

George+Clooney+Jodie+Foster

Përgatiti Orjona TRESA  / Burimi iodonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top