Një disiplinë e re, e cila ndërthur jogën me birrat, i pati fillesat e saj në Berlin në vitin 2015, por tashmë po gjen një përhapje të gjerë.
Një ide e re dhe mjaft e çuditshme është duke u përhapur me shpejtësi, ajo quhet “Bieryoga”.
Fotografi mahnitëse tregojnë praktikantë nga Bangkok, por edhe nga vende të tjera si Melburni apo Sidnei, teksa praktikojnë joga ndërsa nuk mungon as shishja e birrës. Por profesorët e jogës rekomandojnë të konsumohet vetëm një ose maksimumi dy shishe birrë gjatë një seance prej një ore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.