Në fokus

November 7, 2016 | 13:51

Joga ndihmon në përmirësimin e funksionit të ADN-së

Joga promovon shëndetin fizik, ul nivelin e stresit, ju bën më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike, dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit të ADN-së?!

Po, është e vërtetë. Është provuar shkencërisht që praktikat Joga mund të ndryshojnë funksionet tuaja të ADN-së në mënyrë pozitive. Këto rezultate janë konfirmuar nga dy studime të veçanta të kryera nga hulumtuesit në Universitetin e Calgary, dhe në Universitetin e Harvardit.

Universiteti i Harvardit u fokusua në studimin e dy grupeve: ata që praktikonin joga dhe nuk praktikonin joga.

Pas tetë javësh, mostrat e gjakut janë marrë nga të dyja grupet. Grupi që meditoi tregoi ndryshimet në 2209 gjene, një efekt shumë më të gjerë. Në 1,275 raste gjenet ishin rregulluar dhe aktiviteti i tyre është rritur, dhe në 934 raste aktiviteti i tyre ka rënë. Shumë nga ndryshimet gjenetike të nxitura nga praktika yoga përfshinin metabolizmin qelizor. Ky është kapaciteti i qelizave, të përdorë ushqyes dhe oksigjen, për të gjeneruar energji. Ata që praktikuan metoda joga treguan përmirësim të metabolizmit qelizor dhe funksionim më të mirë të qelizave në përgjithësi.

Përveç kësaj, studimi i universitetit Calgary thotë se praktikimi i jogave ndihmon në zgjatjen e jetës. Praktikat joga përmirësojnë metabolizmin tuaj qelizor, gjë e cila çon në zgjatjen e jetës së qelizave të ADN-së tuaj.

Këto përfitime, në përgjithësi, janë të zbatueshme vetëm për ata që praktikojnë joga rregullisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: marketing@panorama.com.al

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top