Marrëdhënie

April 15, 2016 | 9:49

Jorida Tabaku: Im shoq mban portofolin

Ajo që e bën të dorëzohet pa kushte Joridën, është paraja. I shoqi, i diplomuar e me eksperiencë në fushën e ekonomisë, ka marrë përsipër menaxhimin e të ardhurave. Sipas gruas ai di ta drejtojë më mirë atë. Dhe veç kësaj: “Nuk jam tip që kam dëshirë të marr përsipër përgjegjësi nga kjo pikëpamje dhe me lekun s’kam marrëdhënie shumë të mirë”. Ndaj, është Saimiri ai që zgjedh dhe supermarketin ku duhet të furnizohet shtëpia. Ka shumë dëshirë të eksplorojë, të shpenzojë dhe i jep vetes mjaft kohë për të marrë një vendim. Jorida nuk këmbëngul këtu.

Jorida Tabaku, zëvendësministre e Integrimit, prej tre vitesh është e lidhur në kurorë me Saimir Sallakun, megjithëse njohja e tyre starton më e herët, në vitin 2000. E tani? Kush drejton në çift? Kush është timonieri? “Përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin sepse jo gjithmonë unë jam në shtëpi. Shpesh ai bën gjërat që më takojnë mua”. –thotë Jorida. Dhe vazhdon: “Unë përpiqem të mbuloj pjesën e gatimit, të kompletimit të shtëpisë me sendet që duhet t’i kesh”. Jashtë këtyre, gruas i takon arredimi modern e pse jo zëvendësimi i tyre sa herë që ka risi. I shijojnë ngjyrat e ndezurat ndaj shtëpinë e ka trajtuar kështu. Nga ana tjetër, i shoqi preferon që me klasicizmin e tij të përzgjedhë detaje të tjera të rëndësishme për një shtëpi si fajancat deri te kompletet e kristalit. Deri këtu, barazia është një fakt. Por, ajo që e bën të dorëzohet pa kushte Joridën, është paraja. I shoqi i diplomuar e me eksperiencë në fushën e ekonomisë, ka marrë përsipër menaxhimin e të ardhurave. Sipas gruas ai di ta drejtojë më mirë atë. Dhe veç kësaj: “Nuk jam tip që kam dëshirë të marr përsipër përgjegjësi nga kjo pikëpamje dhe me lekun s’kam marrëdhënie shumë të mirë”. Ndaj, është Saimiri ai që zgjedh dhe supermarketin ku duhet të furnizohet shtëpia. Ka shumë dëshirë të eksplorojë, të shpenzojë, dhe i jep vetes mjaft kohë për të marrë një vendim. Jorida nuk këmbëngul këtu. Fundja, “Ai e drejton buxhetin më mirë”. Por ka edhe raste kur nuk bien lehtësisht në emërues të përbashkët, sigurisht. “Për shembull, janë punët që nuk do t’i bëjë asnjëri. Kur unë merrem me lulet, pjesën tjetër, atë të pastrimit të rrëmujës që kam shkaktuar, ia kërkoj Saimirit. Këtu kam një kundërreagim prej tij”. Teksa Saimiri ka pushtetin mbi portofolin, Jorida ka diçka tjetër: Pushtetin absolut në lidhje me pushimet. Në respekt të dashurisë për njëri-tjetrin, ajo rrëfen se bashkëshorti i saj i ka dhënë liri zgjedhje. “Për udhëtimet vendos vetë. Saimiri ka një të mirë të madhe por që është problem deri diku kur më thotë: Bëj çfarë të duash në varësi të dëshirave të mia për të mi plotësuar. Preferoj të jap opsione në pëlqimin tim. Tani kemi katër alternativa. Im shoq do pushime në lëvizje, në ecje, ndërsa unë i dua pasive”. Dhe më në detaje, zëvendësministrja e Integrimit, flet në intervistën e saj:

Kush mori vendimin për të zgjedhur shtëpinë?

Shtëpia është një investim i madh dhe ka qenë diçka që duhet të pëlqehej nga të dy. Në varësi të saj vendosëm dhe dasmën.

Kush e zgjodhi markën e makinës?

Për makinën ishte vendim krejtësisht i Saimirit. Pasi ka vlerësuar disa oferta, ma ka bërë fakt të kryer. Unë e kam vlerësuar shumë se as nuk doja të përfshihesha në detaje teknike.

Kush e bëri hapin e parë kur u njohët?

Saimiri. Ka ardhur natyrale. Njiheshim, punonim bashkë.

Kush ankohet më shumë për rregullin në shtëpi?

Për të rënë në gjumë kush vendos?

Kemi ndërruar disiplinë. Kemi temp tjetër të ditës. Dikur flija herët ndërsa sot angazhimet tona mbyllen vonë, ndaj edhe aktivitetet normale të familjes i nisim vonë dhe gjumi është i tillë.Unë. Jam tip që e bëj shpesh këtë, e kam problem estetikën. Kuzhina duhet të jetë e rregullt. Asnjë stilolaps nuk dua ta gjej në vendin e gabuar. E ndjek pas kur ma bën këtë.

Kush ankohet më shumë për prindërit e tjetrit?

Në përgjithësi nuk ankohemi. Jemi me fat si çift i ri, falë dhe brezit tonë. Shkojmë mjaft mirë me motrat dhe vëllezërit përkatës.

Kush vendos për të parë TV?

Të vetmin konflikt kemi pasur për sportet dhe filmat. Kjo na detyroi të ndanim paketën satelitore në dy, që secili të ishte i qetë në përzgjedhjet e tij. Parapëlqejmë të ndjekim prodhime televizive që kanë sa më pak mendime apo angazhime, seriale humoristike.

Botuar në revistën Psikologji, korrik 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top