Lajmi i shtatzënisë së deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, u mësua nga mediat në një çast kur në daljet e saj publike, nisi të dallohej rrumbullakësia e barkut. Më pas u mësua që deputetja dhe bashkëshorti i saj, Saimiri, janë në pritje të binjakëve. Më në fund është publikuar një foto zyrtare nga kjo fazë e ëmbël. Saimiri e përqafon bashkëshorten, ndërsa ajo mban në duar katër papuçet për fëmijët që do të vijnë. Binjakët mësohet që do të lindin në verë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.