Këshilla & Arsye

June 4, 2017 | 8:11

Joshja, lëreni trupin të flasë

“Joshja është një armë hyjnore”, pohon psikologu Willy Pasini. Është një instrument që të ndihmon në raport me të tjerët, një instinkt që i ka rrënjët në të pandërgjegjshmen tonë dhe që mund të fuqizohet nga të gjithë.

joshja

Të joshësh kë? Kolegët e punës, miqtë, shokun e përhershëm, burrin tërheqës që sapo kemi njohur, fqinjët? S’ka rëndësi. Joshja është mbi të gjitha takimi me tjetrin, komunikimi, shkëmbimi. Është një dhunti për të zbuluar dhe vlerësuar se pse është e aftë të “ngjallë emocione të mëdha duke ndezur botën simbolike”. Psikolog i famshëm, psikiatër, autori i librit “Joshja është një armë hyjnore” Willy Pasini thotë se “edhe nëse e përdor në mënyrë korrekte, mund të bëhet një instrument i çmuar në marrëdhënie me të tjerët”. Joshja hedh rrënjë në të pandërgjegjshmen, pjesën më emotive dhe më të thellë të unit tonë. Është një instinkt për t’u mbështetur. Pasini flet për “joshjen pozitive” pothuaj si për një ritual që duhet të procedohet me ngadalësi, veçanërisht në lojën e dashurisë.

Lëreni trupin të flasë

Shikojini njerëzit në sy | Shikimi duhet të rezistojë jo më shumë se 5 sekonda. Janë të mjaftueshme për të lënë një gjurmë.

Edukoni zërin | Toni dhe timbri janë të rëndësishëm. Regjistrojeni, dëgjojeni, përmirësoni shqiptimin, zgjidhni pauzat. Kur shprehni kënaqësi, zëri duhet të jetë i ngrohtë, i butë, i moduluar.

Mësoni ecjen | Të druajturit lëvizin me ngut, të frenuarit janë të ngurtë. Një ecje e lehtë, seksuale, tërheq menjëherë vëmendjen. Një ushtrim mund t’ju ndihmojë. Bëni sikur jeni modele.

Stërvitni buzëqeshjen | Buzëqeshja thyen akullin. Një buzëqeshje spontane fillon një sekondë më pas stimulit, zgjat tri ose katër dhe zbehet gradualisht. Kur një buzëqeshje spontane shpërthen duke kryqëzuar vështrimin me dikë, është një hapje e shkëlqyer e pistës.

12

Shprehni inteligjencën sociale

Përshtatuni të mos shprehni gjuhën negative | Të thuash “sot nuk ka shkuar siç e imagjinoja” është më mirë sesa të thuash “sot ishte e tmerrshme”. Përqendrohuni në situata pozitive.

Shkoni në një bar me një mik | Duke imagjinuar sikur jeni në qendër të vëmendjes, përmirësoni aftësinë e të qenit protagonistë në marrëdhëniet sociale dhe fitoni mbi drojën.

Studioni personin që ju pëlqen | Pasqyrohuni në të, flisni me të njëjtën shpejtësi, vendosni kontakt me sy, mënyrën e tij të të lëvizurit dhe bisedimit. Nëse thotë “adhuroj të dëgjoj zhurmën e valëve, këngët romantike, zërat e gëzueshëm”, keni të bëni me dëgjimin dhe mund të krijoni një dyshe duke përdorur instrumente që u referohen këtyre ndjesive.

Tregoni histori për veten tuaj para pasqyrës | Imagjinoni sikur keni përballë një publik dhe gjenden në të shkuarën tuaj dhe të tashmen përvoja që mund t’i përfshijnë emocionalisht edhe të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top