Marrëdhënie

November 18, 2016 | 9:56

Joshja/ Shprehni inteligjencën sociale

1Përshtatuni të mos shprehni gjuhën negative. Të thuash “sot nuk ka shkuar siç e imagjinoja” është më mirë sesa të thuash “sot ishte e tmerrshme”.

Vizualizohuni në situata pozitive. Shkoni në një bar me një mik/e duke imagjinuar sikur jeni në qendër të vëmendjes, për të përmirësuar aftësinë e të qenit protagonistë në marrëdhëniet sociale dhe të fitoni mbi drojën.

Studioni personin që ju pëlqen. Pasqyrohuni në të, flisni me të njëjtën shpejtësi, vendosni kontakt me sy, mënyrën e tij të të lëvizurit dhe bisedimit. Nëse thotë “adhuroj të dëgjoj zhurmën e valëve, këngët romantike, zërat e gëzueshëm”, keni të bëni me dëgjimin dhe mund të krijoni një dyshe duke përdorur instrumente që u referohen këtyre ndjesive.

Tregoni histori për veten tuaj para pasqyrës. Imagjinoni sikur keni përballë një publik dhe gjenden në të shkuarën tuaj dhe të tashmen përvoja që mund t’i përfshijnë emocionalisht edhe të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top