Nëse ju del gjumi gjatë natës, impakti mund të jetë shumë më serioz se sa thjesht sy të mjegulluar ditën e neserme.
Një studim masiv sugjeron se njerëzit, të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.
Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpeshherë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër.
Skuadrat nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për t’u prekur nga dridhja atriale.
Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës.
Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit.Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin, insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.