Ka një thënie që thotë se njerëzit me duart e të ftohta kanë zemrën e ngrohtë dhe thonë gjithmonë të vërtetën. Kur është fjala për çështjet e shëndetit, shenjat që ju dërgon trupi juaj nuk mund të neglizhohen.
Ka simptoma të caktuara që mund të jenë një shenjë se ju keni probleme pak më të mëdha se sa keni menduar:
- Duart dhe këmbët janë vazhdimisht të ftohta.
- Ato ndryshojnë ngjyrën.
- Ju ndjeheni të mpirë.
- Ndjesi shpimi gjilpërash.
- Irritim të lëkurës.
Sëmundjet lidhura me duart e ftohta
Hipotiroizmi: ky është një çekulibër në gjëndrën tiroide që shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe hormonet sekretohen në nivele më të ulëta se normalja. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje i kanë thuajse gjithmonë duart dhe këmbët të ftohta. Nëse e keni vënë re disa herë këtë ndryshim tek duart tuaja, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.
Sindromi Raynaud: emri mund t’ju trembë pak, por nuk është një gjendje e rëndë, megjithëse është e çuditshme. Kjo sindromë ndikon në enët e vogla të gjakut në gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve. Ajo çfarë ndodh në këto raste është se ngushtohen enët e gjakut dhe temperatura bie shpejt. Në shumë raste kjo sindromë jep ndjesi “çpimi gjilpërash”.
Anemi, diabeti: duart e ftohta janë një simptomë që kanë edhe njerëzit që vuajnë nga anemia dhe diabeti. Të gjitha këto probleme çojnë në dëmtimin qarkullimin e gjakut në trup dhe duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Probleme me qarkullimin e gjakut: kjo është një nga arsyet më thelbësore që shkakton ftohje të gishtërinjve. Në këto raste ju duhet t’i bëni masazh të fortë e të shpejtë dorës, në mënyrë që qarkullimi t’i kthehet normalitetit.
Ekspertët thonë gjithashtu se ftohja e duarve mund të shkaktohet nga reaksionet alergjike ndaj barnave të caktuara.
Si të mbani duart tuaja ngrohtë
Zgjidhja më e mirë është vendosja e dorezave rezistente. Mos harroni ekzaminimin mjekësor, sepse mjeku është personi më i mirë për t’ju dhënë këshilla në raste të tilla.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.