Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
I toleruat gjërat në emër të dashurisë. Zeruat vetveten për të fituar grusht të tjerët. Dhe e gjithë kjo me arsyetimin për të mos pikëlluar, për të mos lënduar, për të mos dhëmbur apo dëmtuar të tjerët. Edhe nëse ti kishe dhimbje çdo ditë. Edhe nëse të mbytnin lotët në jastëkë çdo natë, ti të mos lejoje që lotët e tua të dëgjoheshin.
Le të zgjoheshe çdo mëngjes me sy të kuq nga të qarët që të luaje kllounin/karagjozin për të gjithë ata që u mbështetën tek ty. Edhe nëse i përgjigjeshe ‘po gjithçka mirë’, pyetjes së tyre se çfarë po bëje…
Dhe…, të gjitha këto pse…?!
Për të vjedhur energji nga fuqia juaj. Për të marrë gëzim nga gëzimi juaj. Që t’ju fironin mendërisht, emocionalisht dhe të qëndroje i pajetë për të ngulur sytë në hapësirë për të parë boshllëkun… Një boshllëk që ishte shpërblimi për të mirën që u bëtë atyre. Dhe kur erdhi koha që ti re e lodhur, nuk ishte atje asnjë të të ngrinte lart.
Askush nuk ishte aty për t’ju përqafuar, për t’ju qetësuar. Dhe tani që luftove, ia dole dhe arrite të rikthehesh me këmbët e tua ata shfaqen përsëri sepse pa ty janë asgjë.
Mbyllu derën para hunde! Kjo është ajo që ata meritojnë. Mos u tërhiq, mos u’a shtri dorën, mos u përpiq t’i mbash sepse ata do të të kafshojnë përsëri. Shtrëngo grushtin tënd, pyet veten se sa shumë kalove për shkak të tyre për të arritur kētu ku je. Fali ata por mos harro! Sepse nëse e lëshon, ata do t’ju sjellin përsëri në gjunjë. Jo sepse ata janë më të fortë, por sepse ti vazhdon të jesh njerëzor/e. Dhe ky është ndryshimi midis jush.
Ata janë në anën tënde për të përfituar nga ty dhe ti je në anën e tyre për t’i ndihmuar ata. Asgjë.
Më vjen keq, por mos e harro këtë. Mirësia e shumtë dhemb. Ajo lind njerëz mosmirënjohës. Dhe sa më shumë t’i ushqesh, aq më shumë vdesin nga uria. Shpenzoni kohën tuaj dhe ofrojuni atyre që e meritojnë. Për ata që e njohin ofertën tuaj dhe qëndruan denjësisht pranë jush.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.