PRINDËRIT që shpërndajnë fotot intime të fëmijëve të tyre në Facebook mund të përballen me gjobë ose me burg.
Sipas ligjeve tejet të rrepta të privatësisë së qeverisë franceze, prindërit mund të përballen me gjoba deri në 35,000 £, nëse do të shpallen fajtorë për thyerje të të drejtave të fëmijëve të tyre.
Në këtë epokë të teknologjisë, nënat mund të postojnë më shumë se 10 foto të bebeve të tyre në një ditë dhe se baballarët e kanë pasion të ndajnë në rrjetet sociale, eksperiencat personale të fëmijëve të tyre.
Por tashmë këta prindër duhet ta rimendojnë seriozisht këtë gjë.
“Mendoj se në të ardhmen do të keni një reagim shumë të ashpër nga ana e brezit të ri, të cilët do të kuptojnë që çdo element i jetës së tyre, që nga dita kur kanë lindur është tashmë pjesë e mediave sociale“, është shprehur Nicola Whitton, profesor i Manchester Metropolitan University për “The Guardian”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.