Për një psikolog të sjelljes, informacioni më i rëndësishëm (nëse jo i vetëm) për të kuptuar një person është të shikojë se çfarë ai ose ajo bën.
Njerëzit harxhojnë para për gjërat që u interesojnë, investojnë kohën në projekte që ata i konsiderojnë si thelbësore për mirëqenien e tyre dhe shprehin karakterin e tyre në mënyrën se si ecin e flasin. Nëse jeni një vëzhgues i njerëzve, mund të luani edhe lojëra të tipit Sherlock Holmes, në të cilat mund të konkludoni diçka rreth një personi që ju jeni gati të takoni dhe të provoni nëse hipoteza juaj është e saktë.
Është e vërtetë se njerëzit shpesh përpiqen të fshehin motivet e tyre të vërteta ose të shtyhen në veprime nga rrethanat mbi të cilat nuk kanë kontroll.
Sidoqoftë, zgjedhjet që bëjnë njerëzit kur u jepet liri e plotë mund t’ju tregojnë për vlerat, interesat dhe personalitetin e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.