A mund të rrisim në neurone të reja? Neurogjeneza është procesi i rritjes së neuroneve të reja. Po, truri jonë është i aftë të prodhojë neurone të reja çdo ditë në hipokampus, në qendrën e memories dhe emocioneve. Ne prodhojme 700 neurone të reja çdo ditë në hipocampus. Mbase nuk janë shumë krahasuar me triliona neurone që kemi në tru, por ato kanë funksione të jashtëzakonshme që lidhen me memorien, fokusin, elementët kognitivë, etj.
Njerëzit që janë në depresion, prodhojnë shumë pak neurone të reja. Kanceri gjithashtu ndalon neurogjenezën.
Por a mund ta kontrollojme neurogjenezën? Po.
Të mesuarit rrit neurogjenezen, stresi e redukton, privimi nga gjumi e ndërpret neurogjenezen, marrëdhëniet sekusuale e rrisin neurogjenezën. Vrapimi e rrit neurogjenezën. Një eksperiment i bërë tek minjte, tregon se minjte që ishin pasivë, kishin shumë pak proces të neurogjenezës, ndërkohë minjtë qe vraponin në një rrotë, kishin proces më të zhvilluar të neurogjenezës.
Ushqimi gjithashtu ndikon në hipokampus. Flavonoidet e gjendura me shumicë tek boronicat, çokollata e zeze, rrit neurogjenezen, omega 3 rrit neurogjenezen, yndyrnat e hidrogjenizuara e ulin neurogjenezën, etanoli (alkooli) ul neurogjenezën, resveratroli tek vera e kuqe promovon neurogjenezën. Ndërkohë një studim japonez tregon se ushqimi i butë, që nuk aktivizon përtypjen, ndikon në uljen e neurogjenezës. Prandaj ushqimi duhet përpunuar në aparatin e gojës për të rritur më shume neurogjenezën (jo gjithmonë smoothie).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.