Buka nuk duhet thekur deri në atë pikë sa të marrë ngjyrë kafe. Ajo duhet hequr kur nis e bëhet e verdhë, sepse po u la më gjatë kthehet në rrezik për krijimin e substancës ‘akrilamid’, që shkakton kancer.
E njëjta gjë vlen edhe për patatet e patatinat. Ky element i ekspozuar si i dëmshëm për shëndetin, prodhohet kur ushqimet që përmbajnë niseshte skuqen, piqen apo kalohen në zgarë për një kohë të gjatë në temperatura të larta.
Po kështu patatet nuk duhen mbajtur në frigorifer, pasi në temperatura të ulëta, niveli i sheqerit rritet, duke shtuar sasinë e ‘akrilamidit’ që prodhohet më pas gjatë gatimit.
Te buka, prania e këtij elementi është më e madhe, kur ajo lihet në thekëse për një kohë të gjatë.Sa më e errët ngjyra e bukës, aq më i lartë është niveli i kimikatit. Gjatë procesit të thekjes, sheqeri, aminoacidet dhe uji i pranishëm në bukë bashkohen, për të krijuar ngjyrën dhe akrilamidin, ashtu siç ndodh edhe me shijen dhe aromën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.