Në fokus

July 8, 2020 | 8:04

Juliana Dulla: “Duhet” na imponon përtej mundësive tona dhe si rrjedhojë shkakton stres dhe ankth

“Ato çfarë i shqetësojnë njerëzit nuk janë gjërat në vetvete, por gjykimi që ata vetë shfaqin rreth këtyre gjërave.”  Epitektusi

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Teori të shumta pohojnë që emocionet janë të lidhura ngushtë me mendimet, konceptimet paraprake apo bindjet e individit janë vendimtare për ecurinë e jetës. Mendimet e njëjta konceptohen dhe përjetohen ndryshe nga individ të ndryshëm, e shpjeguar më thjeshtë; dy individ të ndryshëm e përjetojnë ndryshe një ngjarje të njëjtë, për shembull: dy studentë një natë përpara provimit, njëri e kalon gjithë natën pa gjumë prej ankthit dhe kur hyn në sallën e provimit në mëngjes ai është tejet i shpërqendruar për shkak të përgjumjes. Ndërsa studenti tjetër i cili ka kaluar një natë të qetë dhe me gjumë të mirë edhe pse orët e studimit mund të kenë qenë më të pakta se të studentit të parë ka gjasa që ai të jetë me produktiv.

Ankthi që individët i krijojnë vetes vjen si pasojë e induktimit të sedrës dhe moralit gjatë edukimit të tyre. Nocioni “duhet” duket mjaft detyrues dhe gjykues. “Duhet” të jem i suksesshëm apo dikushi në jetë shpesh krijon ankth sepse jo gjithmonë realizohen pikësynimet e vendosura.

Shumë persona krijojnë bindjet e tyre fikse që nëse nuk e bëjnë mirë një gjë, ata mendojnë që nuk vlejnë. Albert Ellis i cili është edhe themeluesi i  Terapisë Treminutëshe  thoshte“ndrysho mënyrën e të menduarit, ndrysho jetën tënde”. Shumë individë përjetojnë dhimbje dhe trishtim  për shkak të mendimeve të tyre. Ata krijojnë ose kanë një ngjarje reale e cila u aktivizon atyre bindje irracionale e më pas pasojat emocionale.

article_featured3xNgjarje reale është kur individi nuk arrin dot të kryejë pagesat e faturave në kohë. Ndërsa ngjarje jo reale është kur edhe pse asnjëherë nuk e vonon pagesën e tyre, kjo ndodh sepse ata janë mësuar me idenë që punët apo detyrimet DUHEN kryer në kohë, frika bën që t’i krijojnë vetes këto mendime. Nën presionin e idesë që “Duhet” t’i paguajë faturat në kohë ai kështu i krijon vetes stres dhe ankth pa ardhur akoma data e pagesës. Gjatë kësaj kohe humbet përqendrimin në punë dhe kështu mund të humbasë punën për shkak të performancës së ulët e cila i vjen për shkak të presionit të vetëshkaktuar.

-Një teknikë e mirë dhe e thjeshtë për t’u përdorur është duke i zbutur pak mendimet nga ato negative në ato pozitive, pra nëse e zëvendëson fjalën “duhet” me “do të ishte mirë” atëherë niveli i ankthit do të ishte më i pakët ose aspak.

“Duhet të dal shkëlqyer në provim”!

“Duhet të jem i dëshiruar kudo që shkoj dhe nga të gjithë ata që takoj”.

“Duhet të kem shumë shokë përndryshe unë nuk jam i mirë”

“Duhet të jem në peshë të mirë, të dukem bukur, “Duhet të jem korrekt.”

“Duhet të dal shkëlqyer në provim.”

“ Duhet të kem shtëpinë në rregull kur të më vijë dikush për vizitë.”

“ Duhet të jem i mirëorganizuar.”

 “Jeta duhet të jetë pa telashe.”

Duhet, Duhet, Duhet…

Të gjitha këto “DUHET” e kthejnë jetën më stresante pa asnjë arsye konkrete. Askush nuk është perfekt dhe askujt nuk i shkon jeta pa trazira. Njerëzit mendojnë dhe kërkojnë ngritje të nivelit të tyre ose një të përditshme më të qetë, ndaj më mirë do të ishte që të mos ia imponojnë vetes “Unë Duhet” por “do të ishte mirë nëse do dilja me një nivel të lartë note në provim” (nëse i referohemi rastit të provimit) dhe në këtë mënyrë i përkushtohet leximit në vend që të përballet me ankthin akoma pa ardhur momenti i testimit.

Të menduarit në mënyrë të thjeshtë dhe në mënyrë më racionale ndonjëherë lehtëson jetën tonë.

Është mirë të kesh çdo gjë në vijë, por ajo që ka më shumë rëndësi është shëndeti në tërësi, mendor dhe fizik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top