Këshilla & Arsye

April 4, 2020 | 8:11

Juliana Dulla: Izolimi dhe mendimet e padëshiruara, pse njerëzit me përjetime të tilla kanë nevojë për dashuri

Ndonjëherë njeriu përballet me sfida të cilat i tejkalojnë fuqitë e tij përballuese. Mospërballimi i tyre bën që ai të ndihet i pavlerë, i paaftë për zgjidhjen e problemeve, i pakuptuar nga personat e rendësishëm për të, barrë për të tjerët dhe i pafuqishëm dhe i pashpresë për të vazhduar jetën normalisht.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Vetëvrasja është një nga sprovat më të vështira si për ata që vuajnë nga mendime të tilla ashtu edhe për individët që për arsye të tjera të momentit marrin këtë vendim tragjik. Gjithashtu, ky fenomen është një sprovë e vështirë edhe për familjarët dhe rrethin e ngushtë shoqëror e po ashtu edhe më gjerë. 

Vetvrasja karakterizohet nga disa shenja paralajmëruese.

-Shpreh gjendje irritimi të shpeshtë

-Shenja të ankthit ndaj çdo situate edhe pse ndoshta s’ka asgjë për t’u frikësuar, probleme me gjumin

-Tregon mungesë të shpresës 

-Shfaq gjendje izolimi të vetes (nuk dëshiron të flasë apo të shoqërohet me njeri)

-Shaq ndjenja faji dhe turpi

-Flet shpesh rreth vdekjes 

-Përmend shpesh që do lëndojë veten

-Kërkon rrugë apo mënyrat si ta kryejë këtë akt

-Bëjnë plane për ta kryer

 

1

Disa nga këto shenja ose të gjitha bëjnë të kuptojmë që është momenti për të kërkuar ndihmë ose të mendojmë që dikush ka nevojë ndihmë.

Familja ose shoqëria luan rol të rëndësishëm te këta persona. Ndihma e tyre vjen në formën e mos injorimit të këtyre shenjave, duke u sugjeruar në mënyrë të vazhdueshme që të kërkojnë ndihmën e tyre dhe t’i sigurojnë që janë gatshëm për t’i ndihmuar. Mbështetja, shprehja e dashurisë pa kushte e njerëzve që ata i konsiderojnë të rëndësishëm në jetën e tyre luan rol primar për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për ta. Dhe sigurisht drejtimi tek profesionisti i shëndetit mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top