Ekspertët kanë gjetur disa arsye, pse ndodh kjo gjë, pra që mashkulli ngacmohet më shumë kur është me partneren e tij. Problemin e ka mashkulli, apo femra tjetër që nuk i heq sytë prej tij? Në këtë artikull janë dhënë disa gjëra që ndikojnë te ky veprim.
- Çfarë ka ky mashkull të veçantë përderisa ajo qëndron me të?
Kurioziteti i bën femrat që të shikojnë një mashkull që ka në krah një partnere. Fakti që njëra e ka atë, do të thotë se ka diçka që e bën tërheqës. Po çfarë?
- Femra që ka në krah nuk është më e mirë se unë
Edhe pse tingëllon shumë keq, kjo është e vërtetë. Femrat janë egoiste dhe “naive” për guximin që kanë për të flirtuar me një mashkull, i cili është i një femre tjetër.
- Ai rri kot me atë
Ndoshta një çift nuk jep shfaqje dashurie në publik, por kjo nuk do të thotë se nuk e dashuron femrën që ka. Konkurrenca, e bën femrën tjetër që është vetëm, të mendojë se ai në fakt po e gjuan dhe nuk e ka mendjen te partnerja e vet. Sa ëndërrimtare!
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.