Mirëqenie

July 5, 2016 | 8:17

Ka disa mënyra për të përmirësuar mirëqenien tonë

Ka disa mënyra për të përmirësuar mirëqenien tonë, duke ndryshuar disa zakone:

1. Të gjejmë kohë për aktivitet fizik 30 minuta ecje ose vrap në ditë.

Shmangni makinën.

2. Të marrim rreze diellore dhe ajër të pastër

Për një lëkurë të bukur e të hidratuar, thithja e ajrit në natyrë e kombinuar me ekspozimin në diell ndikon më së miri jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

3. Reduktoni konsumimin e sheqerit

Shmangni ngrënien sistematike të ëmbëlsirave, të lëngjeve me gaz dhe lëngjeve me fruta të sheqerosura. Konsumoni sa më shumë fruta natyrale dhe për të pasur një shije të gjërave të ëmbla, merrni çokollatë të zezë me përmbajtje 70%.

4. Jini nën shoqërinë e miqve tuaj

Komunikimi dhe shkëmbimi i përvojave është shumë i shëndetshëm dhe shkarkues energjie. Mbajeni mendjen dhe trupin në lëvizje. Dhuroni sa më shumë ngrohtësi dhe emocione.

5. Bëni gjëra që ju pëlqejnë

Merruni çdo ditë me diçka që ju bën të ndiheni mirë, edhe pse kjo nuk zgjat shumë. Merrni në konsideratë preferencat tuaja dhe çdo gjë që ju bën të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top