Ka qëndrime që mund t’i ndajnë njerëzit më shumë se distanca gjeografike, pa marrë parasysh nëse ata janë një i afërm me të cilin jetojnë ose një koleg pune. Sjelljet e tyre tepër të ngurta dhe mendimet e paqëndrueshme mund të krijojnë mure emocional që na ndajnë prej tyre.
Qëndrimet kanë një peshë të konsiderueshme në marrëdhëniet sociale dhe emocionale. Ato janë një grupim kaotikë frikërash, idesh të paragjykuara, paragjykimesh, vlerësimesh dhe tendencash, të cilat formojnë marrëdhëniet tona. Studimi i qëndrimeve është një nga disiplinat klasike në botën e psikologjisë. Pikërisht qëndrimet tona na çojnë drejt një jetese më të lumtur ose, përkundrazi, në atë kompleksitet ekzistencial në të cilin shohim konflikte e jo mundësi.
Në kontekstin në të cilin jetojmë, gjithmonë ka njerëz që, për shkak të qëndrimeve të tyre, mënyrën e tyre të të menduarit ose vepruarit, lehtësojnë ose komplikojnë seriozisht bashkëjetesën. Këto dimensione psikologjike kanë shprehjen e tyre në kontekste sociale dhe pikërisht për këtë arsye, askush nuk është imun.
Disa qëndrime janë burime konflikti, duke gjeneruar ndonjëherë distancat e paqëndrueshme midis nesh dhe njerëzve të tjerë. Ka nga ata që adoptojnë një qëndrim mbrojtës, ata që nuk pranojnë ndryshime, ata që bazojnë ndërveprimet e tyre në paragjykime apo madje edhe ata që japin një pamje të vogël të narcizmit dhe egoizmit.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.