Aktualitet

April 21, 2023 | 8:13

“Ka humbur roli i familjes, tranzicioni i zgjatur na ka tronditur” / Nora Malaj për Panorama Tv: Po edukohet gjuha seksiste, shoqëria shqiptare është në depresion social…

 

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj në një intervistë Panorama TV tha se shoqëria shqiptare po përjeton një depresion sociale dhe se vendi po përballet me elemente negative nga ato të dhunës deri tek vrasjet, pasi ka humbur roli i familjes në lidhje me edukimin e fëmijëve.

Malaj tha se në shoqërinë shqiptare janë thyer radhët e komunikimit dhe se qytetarët janë më të vetmuar dhe indiferentë ndaj atyre që ndodhin dhe se po edukohet gjuha më e dhunshme, ajo seksiste dhe e bullizmit ku shtoi se këto të fundit përdoren dhe në Parlament e emisionet televizive.

Lidhur me rolin e arsimit, Malaj tha se të rinjtë shqiptarë po përballen dhe me një sfidë tjetër siç është ajo e arsimit bazë pasi grupmosha 20-29-vjeç nuk dijnë më çfarë të bëjnë dhe nuk ndjekin as arsimin bazë dhe se varfëria po krijon analfabetë.

Pjesë nga intervista:

“Është e domosdoshme ta trajtojmë si tematikë, pasi shuëm problematika po shfaqen në shoqëri. Kemi kohë që themi se shoqëria shqiptare po përjeton një depresion social, dhe po përballemi me element negative. Ka humbur roli i familjes për të vendosur disa raporte dhe ka filluar kultura e dhunës që po bëhet pjesë e jetë sonë, historia e heshtjes është kthyer në një spirale komunikimi dhe fshihemi pas gishtit ndërkohë që problemet janë shumë të rënda. Adoleshenti është bërë pjesë e emocionit të tij, dhe në këtë moshë trimërie njeriu do ti provojë të gjitha ndaj prindërit duhet të komunikojnë me ta. Duhet të kuptohet roli i prindërit dhe ne sot çalojmë sot, kemi krijuar krizën e madhe të familje. Ndodh që prindërit nuk kanë kohë të merren …

Ka humbur roli i familjes?

E vërteta është që studentët më thonë që prezencën e prindërve nuk e kanë pothuajse fare dhe bëhen pjesë e shkollës së rrugës. Njerëzit e rrugës i bëjnë pjesë të rretheve të tyre. Jemi përballë sfidave të jashtëzakonshme, prindërit duhet të kuptojnë se nuk është e thjeshtë të edukosh fëmijët ku rrjetet sociale bëhen pjesë për të krijuar forcë. Ku shtëpia nuk është më ozai ku mund të gjejmë paqe, por në arenë për dhunë fizike e psikologjike dhe bën që ne të përballemi me drama.

Çfarë roli ka shoqëria?

Shoqëria ka rol parimtar. E kemi spiralen e bullizmit dhe shoqëria e quan të keqen si pjesë të jetës, fqinji dikur ishte i pari që të gjendej në probleme sot ne nuk i njohim më ata që kemi rreth e qark. Nëse do dëgjoni rastin e vajzës, e cila tregonte se dhunohej dhe kërkonte ndihmë nga pjesëtarët e pallatit dhe nuk reagonte. Shoqëria është e frikësuar, tregon se kemi thyer radhët e komunikimit dhe jemi individë të vetmuar dhe indiferente, agresive dhe virtuale. Vetëm se preke makinën mund të shkosh në një tragjedi, nëse preket identiteti nuk e çan kokën, ne po edukojmë gjuhën më të dhunshme, seksiste dhe bulliziste. Që nga parlamenti deri në reality show, gjuha që përdoret është gjuhë sulmi që tregon se jemi një shoqëri që kemi frikë nga sfidat e jetës, dhe kemi vrarë ëndërrat.

Program i arsimimit, çfarë roli ka?

Të gjitha që i them janë me dhimbje, tranzicioni i zgjatur ka tronditur themelet e shoqërisë.

Edukimi duhet të ecte paralelisht me arsimin, kemi nevojë për investime në arsim e edukim. Ne kemi fëmijë që janë në ekstremin e varfërisë dhe kthehen në analfabetë. Nga 20-29 vjeçare, ku vajzat më shumë nuk kanë arsimin bazë dhe sillen në këtë mënyrë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Duke mos patur arsim profesional të sjellin që nuk kemi qytetar dhe specialist. Pranvera krijon një lloj agresiviteti po ku do e nxjerrin të rinjtë?

 

/ Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top