Marrëdhënie

September 18, 2018 | 13:22

Ka një arsye pse çiftet shprehin dashurinë në publik. Ja cila është ajo…

Mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja e butë mbi rroba janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashuri në publik. Studimi i publikuar në revistën “The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas sjelljes së tillë.

Sipas studimit, nëse e bëni këtë gjë në publik arsyeja kryesore është të përmirësoni imazhin personal para të tjerëve dhe të tregoni çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik.

Meshkujt e testuar kanë bërë kështu kryesisht për t’u dukur, ndërkaq femrat për të argëtuar meshkujt apo për të shkaktuar xhelozi tek ndonjë mashkull tjetër.

Dhe në vend të dytë qëndron dëshira e partnerit për t’i treguar botës që janë të dashuruar. Hulumtimi është bërë në Universitetin e Kansasit me 349 persona me orientim heteroseksual midis moshës 17 dhe 35 vjeç.

Psikologët thonë që shumica e çifteve kanë nevojë që të tjerët ta shohin lidhjen e tyre në kuptimin pozitiv, prandaj fotografitë e tyre të përbashkëta i publikojnë në rrjetet sociale dhe deklarojnë publikisht dashurinë në Instagram dhe Faceebok.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top