Këshilla & Arsye

October 26, 2018 | 13:52

Ka një moment të ditës kur fëmijët janë më produktivë. Ja cili është ai…

Në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje? Shkencëtarët kanë konstatuar se në cilën pjesë të ditës truri është më i gatshëm që të pranojë informacione të reja.

Nëse deri tani me vogëlushët tuaj keni bërë beteja rreth mësimit, mbase do ta keni më të lehtë tani që shkencëtarët kanë zbuluar se më mirë mbahet në mend në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Shkencëtarët hulumtimin e kanë bërë në nxënësit e kolegjeve të Nevadës dhe të shkollave të ciklit të ulët në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë analizuar shprehitë e tyre për mësim dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë befasuese.

Edhe pse shumica e orëve të mësimit mbahen në mëngjes, shkencëtarët kanë zbuluar se më mirë mbahet në mend në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

“Koha më e mirë për mësim fillon pikërisht më vonë se mësimet e zakonshme”, thotë prof. Mariah Evans, njëra ndër udhëheqëset e hulumtimit.

Studimi ka treguar se shumica e nxënësve konsiderohen persona “të pasdites”, jo të mëngjesit, prandaj për këtë shkak janë më produktivë në pjesën e dytë të ditës.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top