Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj jush, por kanë nevojë për ju. Të qenit besnikë ndaj njerëzve, vetëm për interesin tuaj mund të rezultojë të jetë një sfidë, sepse duhet durim dhe zemërgjerësi. Të qenit besnikë kërkon që t’i vini të tjerët të parët dhe të jeni përkrah tyre në kohë të mira, por edhe në kohë të këqija.
Tregoni besnikërinë tuaj ndaj miqve, të afërmve dhe njerëzve të tjerë që kanë rëndësi për ju. Si? Jini të sinqertë, të besueshëm, bujar.
Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj jush, por për nevojën që ata kanë prej jush
Ndoshta ju jeni edukuar të besoni se besnikëria është tipari më i rëndësishëm për t’u kërkuar tek partneri. Megjithatë, duke u rritur, ne e kuptojmë se shpesh besnikëria që kërkojmë nga të tjerët në të vërtetë është më shumë nevojë sesa respekt. Me fjalë të tjera, ka nga ata që janë besnikë ndaj jush jo vetëm sepse ju duan dhe ju respektojnë si person, por sepse kanë nevojë për ju.
Ne mund të pyesim veten nëse në këto raste mund të flasim vërtet për besnikërinë si cilësi morale dhe jo më tepër si qëndrim oportunist. Shkurt, ajo që ne po themi është se ndonjëherë ne jemi vetëm dhe njerëzit përreth nesh janë besnikë vetëm për sa kohë që u leverdis. Ky është një aspekt shumë i pakëndshëm dhe dëshpërues i ekzistencës, por që duhet të përballeni. Me fjalë të tjera, ju duhet ta merrni parasysh kur vlerësoni njerëz të tjerë dhe madje edhe veten, për të mos ngatërruar besnikërinë e vërtetë me nevojën e thjeshtë oportuniste.
Me paralajmërimin se ndonjëherë gjërat mund të jenë edhe më të ndërlikuara se kaq, në kuptimin që nevoja dhe besnikëria e vërtetë mund të bashkëjetojnë.
Po, jeta është e ndërlikuar …
Burimi / https://www.pianetadonne.blog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.