Ndihmon për t’u dobësuar
Falë përmbajtjes së lartë me fibra pektini, lëngu i limonit zbut ndjesinë e urisë, sidomos kur ju pëlqejnë ushqimet jo të shëndetshme. Sipas një studimi të botuar në “Journal of American College of Nutrition”, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm Vitaminën C (dhe limoni është i pasur me këtë vitaminë), janë më të prirë për t’u shëndoshur. Me sa duket, Vitamina C ndihmon për të djegur më shumë yndyrna gjatë aktivitetit të rregullt fizik, si: ecja apo lëvizja për të paktën një orë në ditë.
Ka efekt detoksifikues
Limoni ka veprim pastrues, sepse largon toksinat nga trupi, duke i tërhequr si të jetë magnet. Në këtë mënyrë, përmirëson funksionin enzimatik, duke stimuluar mëlçinë për të kryer funksionin e saj “pastrues” për trupin.
Forcon sistemin imunitar
Vitamina C e bën më të fuqishëm sistemin imunitar, është i nevojshëm kur jeni shumë të stresuar dhe stresi konsumon rezervat e trupit me Vitaminë C.
Është një ndihmës shumë i rëndësishëm kundër infeksioneve virale dhe çliron aparatin e frymëmarrjes: përmirëson proceset e cikatrizimit të të gjitha indeve, sidomos ato epiteliale.
Përmirëson tretjen
Lëngu i limonit, jo vetëm përmirëson tretjen, duke favorizuar largimin e toksinave nga aparati tretës, por ndihmon në zbutjen e problemeve me tretjen si: urthi, fryrja e stomakut, reflukset.
I dhuron bukuri lëkurës
Antioksidantët që gjenden te lëngu i limonit kanë një veprim antimoshë në lëkurën e fytyrës dhe të trupit. Ato luftojnë radikalet e lira, që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme (njollat, rrudhat etj.) duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, i cili i mban indet elastike. Gjithashtu, limoni i dhuron lëkurës një ngjyrë rozë dhe i jep fytyrës një pamje plot shëndet.
Përmirëson shëndetin e mishrave të dhëmbëve
Shpesh mishrat e dhëmbëve të enjtura dhe me plagë mund të varen nga mungesa e Vitaminës C. Por pasi të pini ujë me limon në mëngjes, mos harroni që të lani dhëmbët, pasi acidi citrik mund të gërryejë smaltin e tyre.
Dhuron energji
Kur përthithet nga organizmi, lëngu i limonit i dhuron trupit energji, pasi ndihmon edhe në uljen e ankthit dhe të depresionit. Madje, për më shumë përfitime, edhe aroma dhe ngjyra e limonit kanë një efekt qetësues për sistemin nervor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.