Mirëqenie

June 24, 2019 | 9:32

Kafe, banane dhe arra, super smoothie i verës

Proteinat, kripërat minerale, yndyrnat “e mira”, fermentimet laktike dhe kafe. Super smoothie i verës është një koncentrat i shëndetit dhe energjisë, i cili përmban një banane, një grusht arra, një gotë qumësht kefir (qumësht i fermentuar me origjinë kaukaziane, që gjendet në të gjitha supermarketet) dhe një kafe ekspres.

Pija ka një fuqi të lartë ngopëse (banania njihet për ngopje) dhe përmban lëndë ushqyese esenciale për shëndetin: përveç shumë virtyteve të kafesë, fermentet laktike të kefirit, janë të çmuara për funksionimin e zorrëve dhe sistemit imunitar dhe yndyrnat omega 3 që gjenden tek arrat mbrojnë zemrën dhe arteriet.

E përsosur për ata që merren me sport

Për ata që bëjnë sport, ky smoothie është ideal pas trajnimit, për të zëvendësuar substancat e humbura nga djersitja, pasi bananet janë të pasura me kalium, i cili shpesh është në nivele të ulëta gjatë verës  . mbi të gjitha ky smoothie është një mënyrë për një mëngjes alternativ ose aperitiv. Shërbehet me disa kube akulli.

 

 

Burimi / www.caffeblabla.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top