Këshilla & Arsye

June 2, 2017 | 12:49

Kafe dhe aktivitet fizik për të mbrojtur fertilitetin

Një kafe në mëngjes, gjatë ditës, ose edhe në mbrëmje është një “ves” aspak i dëmshëm për këdo që dëshiron të bëhet prind. Studimet e fundit e kanë hedhur poshtë tezën se disa kafe në ditë mund të jenë të dëmshme, duke shkaktuar infertilitet. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Shoqërisë Italiane të Andrologjisë (SPB).

1

Kafeina ka në përbërje të saj substanca që promovojnë shëndetin seksual. Por, përveç saj, me rëndësi është edhe ndjekja e një diete të shëndetshme të shoqëruar me ushtrime fizike. “Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës, njëkohësisht është faktor për shëndetin riprodhues”, kanë vënë në dukje ekspertët./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top