Këshilla & Arsye

August 7, 2016 | 6:26

Kafeina e tepërt bllokon trurin e adoleshentëve

Kafeina e tepërt në pijet alkoolike dhe ato energjike dëmton zhvillimin e trurit gjatë adoleshencës. Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Zyrihut ka treguar se konsumimi i kësaj substance pengon riorganizimin e sinapseve – lidhja ndërmjet qelizave nervore – e domosdoshme për zhvillimin cerebral. Kur konsumohet kafeinë e tepërt – e barasvlershme me 3 filxhanë çaj, kafe apo një shishe Coca Cola – orët e gjumit të thellë pakësohen, për rrjedhojë truri i adoleshentëve nuk është i kthjellët. Studimi ka marrë në shqyrtim një grup të rinjsh dhe në bazë të rezultateve kërkuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi i kafeinës gjatë një periudhe kritike për zhvillimin ka efekte afatgjata mbi gjumin dhe rritjen e trurit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top