Këshilla & Arsye

January 20, 2017 | 12:00

Kafeina ju mbron nga sëmundjet kronike

Së fundmi është bërë një studim i ri nga një grup studiuesish në Universitetin e Stanford-it. Ata kanë zbuluar se kafeina ndihmon organet tuaja për të luftuar inflamacionet dhe prandaj sëmundjet kronike, që shfaqen në pleqëri. Kur mekanizma inflamatore  shfaqen në trup, njerëzit priren të kenë tension të lartë të gjakut. Por, testet laboratorike gjetën se kafeina bllokon këtë proces.

2Bazuar në analizën e mostrave të gjakut nga rreth 100 njerëz të moshave të ndryshme u zbulua se pjesëmarrësit më të vjetër në studim  kishin nivele të ulëta të inflamacionit. Këta njerëz kanë pirë më shumë se 5 filxhanë kafe në ditë dhe si shkak i kësaj kanë ulur rrezikun e sëmundjeve kronike.

Shumica e sëmundjeve të plakjes nuk janë me të vërtetë sëmundje të plakjes, por ato janë sëmundjet kronike.  Gjithashtu, kafeina sjell përfitime për sa i përket jetëgjatësisë suaj.

Autori kryesor i studimit, Dr. David Furman, shprehet se, “Më shumë se 90 për qind e të gjitha sëmundjeve jongjitëse të plakjes janë të lidhura me inflamacion kronik. Inflamacioni kronik kontribuon për shumë kancere, sëmundjen Alzheimer, sëmundje kardiovaskulare dhe madje edhe depresionin.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top