Në fokus

November 9, 2018 | 13:08

Kafeja mbron trurin… sekreti qëndron te pjekja e saj

Konsumimi i kafesë mbron trurin kundër dëmtimeve njohëse dhe nxit aftësitë e të menduarit. Sipas studiuesve konsumimi i kafesë lidhet me një zvogëlim të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit. Por si ndodhë kjo dhe çfarë e bën kafen që të jetë kaq e dobishme për shëndetin njohës?

Këto janë disa pyetje që një studim i ri i Institutit të Kërkimeve të Krembilit në Toronto, Kanada u jep përgjigje. Gjetjet e Donald Weaver dhe ekipit të tij sugjerojnë se çelësi i përfitimeve të mbrojtjes së trurit nga kafeja nuk qëndrojnë në përmbajtjen e kafeinës, por në ekzistencën një substancë të lëshuar gjatë procesit të pjekjes të kokrrave të kafesë.

Studiuesit filluan të përqendroheshin në një grup përbërësish të quajtur phenylindanes (Fenilindanes), të cilat formohen gjatë procesit të pjekjes së kafesë duke i dhënë edhe aromën e hidhur. Fenilindanes duket se pengojnë shkrirjen e proteinave toksike tau dhe beta-amiloide.

Akumulimi i tepërt i këtyre proteinave në tru është një faktor kyç në kushtet neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzhaimer dhe Parkinson. Studiuesit gjetën se pjekja e kafesë për një kohë më të gjatë prodhon më shumë Fenilindanes. Kjo sugjeron që kafja e pjekur shumë ka efekt mbrojtës më të fortë në tru.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top