Në fokus

September 12, 2019 | 8:25

Kafeja me kapsula dëmton pjellorinë mashkullore

Konsumi i kafesë me kapsula po rritet gjithnjë e më shumë. Edhe pse është më e shtrenjtë se kafeja tradicionale, ajo preferohet sepse është më praktike, më e shpejtë, si dhe gjendet në shumë variante për të kënaqur shijet më të larmishme.

E rrezikshme për pjellorinë mashkullore

Sipas një grupi studiuesish nga Universiteti i Padovës, në të vërtetë, kjo kafe mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht për burrat sepse lëshon metale të rënda dhe “ftalate” në ujë, kimikatet i shtohen plastikës për ta bërë atë më fleksible. Ftalatet konsiderohen të dëmshme për pjellorinë mashkullore.

Studimi i Universitetit të Padovës

Hulumtimi i drejtuar nga Carlo Foresta, profesor i Universitetit të Padovës dhe president i Fondacionit Onlus Forest, analizoi efektet e aluminit, një material i përdorur për të bërë kapsula kafeje, mbi shëndetin. Dhe doli që kafeja në kapsula mund të përçojë ftalate, të pranishme jo vetëm në plastikë, por edhe në alumin, të cilat do të lëshoheshin në kontakt me ujin e nxehtë. Por fatmirësisht sasia e ftalateve të lëshuara është më e ulët se kufijtë ligjorë.

Rreziku i efektit të akumulimit

Mbetet për të kuptuar, nëse ka një dëm që varet nga doza e konsumit të shumë kafeve në ditë dhe në një afat të gjatë. Kjo është arsyeja pse disa kompani tashmë kanë deklaruar se kanë shtuar një membranë ushqimore midis aluminit dhe kafesë, në mënyrë që të shmangin kontaktin e tyre me njëra-tjetrën.

Edhe lodrat plastike, mjetet shkollore (gomë, plastelinë me ngjyra) dhe pajisje të tjera mund të përmbajnë ftalate për të përmirësuar fleksibilitetin e tyre. Duke qenë substanca toksike, ekziston një rregullore evropiane, e cila përcakton vlerën kufi të përdorimit: jo më shumë se 0.1% të masës së materialit plastik në lodra dhe produkte për fëmijë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top