Në fokus

August 23, 2019 | 8:55

Kafja ndihmon kundër vdekjes së parakohshme

Kafja zgjat jetën dhe bën mirë për shëndetin. Në këtë përfundim kanë arritur dy studime shkencore, të cilat kanë krahasuar efikasitetin e kësaj pijeje me një eliksir të jetëgjatësisë.

Studimi i parë përfshiu 52 mijë vullnetarë nga 10 shtete europiane, ndërsa studimi i dytë u bë me 185 mijë afroamerikanë, latinoamerikanë dhe kaukazë. Të dy studimet arritën të njëjtat rezultate: doli në pah se personat që pinë një filxhan kafe në ditë rrezikohen 12% më pak nga vdekja, krahasuar me ata që nuk pinë kafe. Jo vetëm: ata që konsumojnë dy-tri filxhanë kafe në ditë rrezikojnë të vdesin nga të njëjtat shkaqe 18% më pak.

“Kafja – kanë deklaruar studiuesit – përmban përbërës të shumtë, si polifenolët, acidet klorogjenike, diterpenet dhe të gjithë këta përbërës kanë cilësi antioksidante.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top