Në fokus

January 24, 2020 | 9:34

Kafja në mbrëmje ju lë pa gjumë

Kafeina në mbrëmje ka në organizmin tonë një efekt të ngjashëm me ndryshimin e orës. Ky është përfundimi i studimit të një grupi shkencëtarësh amerikanë dhe anglezë, të kanë analizuar sjelljen e pesë personave për më shumë se një muaj e gjysmë, duke i nënshtruar në eksperimente të ndryshme: një dozë kafeinë e barasvlershme me dy kafe ekspres rreth tri orë para se të shkonin në gjumë, në muzg, apo i ekspozuan në orët e mbrëmjes para një drite shumë të fortë ose kombinonin kafeinën me dritën e fortë.

Kur bie muzgu trupi prodhon një përgjigje fiziologjike nëpërmjet hormonit të melatoninës, e cila provokon gjumin, ndërkohë që drita e vonon. Kafeina ka të njëjtin efekt me dritën: praktikisht ndryshon ritmin e orës biologjike duke e vonuar përgjumjen rreth 40 minuta. Kjo është një vonesë që studiuesit e kanë nxjerrë duke matur dhe vlerësuar nivelin e melatoninës te pjesëmarrësit, e cila shtohet sapo fillon muzgu dhe ulet me ardhjen e dritës.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top